Mbrojtësi i Zvicrës, Manuel Akanji, ka shprehur pakënaqësinë e tij të madhe ndaj arbitrimit pas humbjes 3:1 ndaj Argjentinës në çerekfinalen e Kupës së Botës.
Futbollisti zviceran kritikoi ashpër gjyqtarin e takimit, duke pretenduar se vendimet gjatë gjithë ndeshjes favorizuan Argjentinën, shkruan Indeksonline
“Në gjithë karrierën time, nuk kam luajtur kurrë në një ndeshje që të më dukej kaq e padrejtë. Nga këndvështrimi i arbitrimit, ishte një ndeshje e njëanshme. Të gjitha vendimet shkuan në favor të Argjentinës”, deklaroi Akanji.
Deklaratat e mbrojtësit të Zvicrës vijnë menjëherë pas eliminimit nga Kupa e Botës./Indeksonline/