Bashkim Gashi vrau gruan, flet familja e kësaj të fundit dhe zbulon gjëra të rënda

Familjarët e Dila Ndoj, 36-vjeçares me origjinë nga Balldreni i Lezhës, e cila humbi jetën pak ditë më parë në Ulqin të Malit të Zi, pritet të flasin publikisht për herë të parë lidhur me ngjarjen që ka tronditur opinionin.

 

Sipas autoriteteve malazeze, për rastin është arrestuar partneri i saj, Bashkim Gashi, 46 vjeç, nga Kosova. Ai dyshohet për vrasjen e 36-vjeçares, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë ende në zhvillim. Autoritetet nuk kanë bërë të ditura detaje të tjera zyrtare për ecurinë e procedurës.

 

Pas ngjarjes, familjarët e viktimës kanë udhëtuar drejt Malit të Zi për të ndjekur procedurat ligjore dhe për të tërhequr trupin e pajetë të së ndjerës.

Ndërkohë, familja e Dilës pritet të japë një dëshmi publike në emisionin “Me Zemër të Hapur”, ku do të flasë për jetën e saj, marrëdhënien me partnerin dhe shqetësimet që, sipas tyre, i kanë shoqëruar para ngjarjes.

Intervista pritet të trajtojë këndvështrimin e familjes mbi atë që ndodhi, ndërsa ata do të ndajnë edhe kujtime për 36-vjeçaren dhe do të kërkojnë zbardhjen e plotë të rastit.

Rasti vazhdon të hetohet nga autoritetet kompetente në Mal të Zi, ndërsa përgjegjësia penale e personit të arrestuar do të përcaktohet nga organet e drejtësisë në përfundim të procedurave ligjore.VIDEO KETU