​Nënshkrimet për dorëheqjen e Abdixhikut, Osmani: Jam deklaruar më herët për këto tema

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se qëndron prapa deklarimeve të mëhershme për zhvillimet brenda LDK-së.

 

Për sa i përket nismës për mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhikut, Osmani tha se vlejnë të njëjtat deklarime.

Jam deklaruar për këto tema më herët. Vlejnë të njëtat”, tha shkurt Osmani, para selisë së LDK-së.

 

KP ka raportuar ekskluzivisht se kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe ai i Lipjanit, Imri Ahmeti, kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut pasi nuk janë të kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit.