Elijona i bën të papriturën Klodit gjatë shopping-ut në Sephora (VIDEO)

Një sfidë argëtuese mes krijuesve të përmbajtjes Klodi dhe Elijona është bërë virale në rrjetet sociale, pasi çifti vendosi të realizonte një blerje me kohë të kufizuar në një dyqan të Sephora.

 

Sipas rregullave të sfidës, Klodi i dha Elijonës vetëm 60 sekonda kohë për të zgjedhur produktet që dëshironte, ndërsa ai premtoi se do të paguante gjithçka që ajo do të merrte brenda këtij afati.

Pasi përfundoi minuta, shporta nuk dukej e mbushur me shumë produkte dhe Klodi u shfaq i qetë, duke menduar se fatura nuk do të ishte shumë e lartë. Megjithatë, surpriza erdhi sapo mbërritën në arkë.

 

Shuma për produktet e përzgjedhura arriti në rreth 150 euro, çka shkaktoi reagimin e tij. Në atë moment, edhe punonjësja e arkës u përfshi në bisedë, duke iu drejtuar Klodit në anglisht me një koment humoristik se Elijona “meritonte edhe më shumë”.

 

Kur dukej se gjithçka kishte përfunduar, Elijona zbuloi para kamerës se pas mbarimit të sfidës kishte shtuar fshehurazi edhe dy produkte të tjera të markës Charlotte Tilbury, me një vlerë prej rreth 140 eurosh.

Në fund, fatura totale arriti në 290 euro. Videoja ka marrë mijëra reagime në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës janë argëtuar me reagimet e Klodit dhe mënyrën se si përfundoi sfida e blerjeve.