“Ndal, policia!” Arrestimi si në Filma i Policisë së Kosovës

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke shfaqur momentin kur një i ri arrestohet nga zyrtarët policorë në afërsi të pikëkalimit kufitar në Merdarë.

 

Në pamje dëgjohen zyrtarët policorë duke i bërë thirrje të riut me fjalët “Ndal, policia!”, ndërsa më pas ai neutralizohet dhe arrestohet.

Rrethanat e plota të rastit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa nga pamjet nuk mund të konfirmohet arsyeja e ndërhyrjes së policisë apo identiteti i personit të arrestuar.

SHIKO VIDEON KËTU

 

Videoja është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe ka ngjallur reagime të shumta nga qytetarët, të cilët kanë kërkuar sqarime lidhur me ngjarjen.

Deri më tani, Policia e Kosovës nuk ka publikuar një njoftim zyrtar për këtë rast, ndaj mbetet e paqartë se për çfarë dyshohet i arrestuari dhe cilat janë rrethanat që çuan në ndërhyrjen e zyrtarëve policorë.

Pritet që autoritetet kompetente të dalin me informacione zyrtare nëse bëhet fjalë për një rast të proceduar nga Policia e Kosovës.