Sapo u zbulua kjo gje e hidhur per babain dhe birin qe vdiqen ne deqan

Xhemajl dhe Hasan Mustafaj kanë humbur jetën mbrëmjen e së dielës në Deçan, pasi dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike derisa po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë së tyre.

 

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 20:40, Stacioni Policor në Deçan është njoftuar nga QKMF-Deçan se dy persona, të cilët dyshohej se ishin lënduar nga kontakti me energjinë elektrike, ishin dërguar fillimisht për trajtim, e më pas në Spitalin Rajonal në Pejë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime në Pejë, të cilët kanë nisur ekzaminimin e rrethanave të rastit. Dyshohet se viktimat kanë pësuar goditje nga rryma elektrike gjatë kohës kur po pastronin automjetin.

Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, rreth orës 21:20 është konstatuar vdekja e të dy viktimave.

 

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente për të sqaruar plotësisht shkaqet e kësaj tragjedie./IndeksOnline/