Bajrami: Refuzimi i projektit të gazit amerikan po i kushton Kosovës

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur shqetësim lidhur me zhvillimet e fundit sa i përket gazit amerikan dhe pasojat që ka Kosova nga refuzimi i këtij projekti nga Qeveria në detyrë. Në një intervisë me shkrim për rtv21 deputetja Bajrami tha se refuzimi i projektit të gazit amerikan nuk është thjesht refuzim i një infrastrukture, por  është refuzim i një mundësie për ta bërë Kosovën më të sigurt në aspektin e furnizimit me  energji elektrike, më konkurruese ekonomikisht dhe më pak të varur nga importi.

 

RTV21: Cilat janë pasojat për Kosovën nga refuzimi i projektit të gazit amerikan?

Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së:

 

“Pasojat tashmë po i shohim, po i paguajnë qytetarët dhe bizneset. Refuzimi i projektit të gazit amerikan nuk është thjesht refuzim i një infrastructure.  është refuzim i një mundësie për ta bërë Kosovën më të sigurt në aspektin e furnizimit me  energji ener, më konkurruese ekonomikisht dhe më pak të varur nga importi. Për gjashtë vjet qeverisje nuk janë shtuar  kapacitete të reja gjenerues, ndërsa gjatë të njëjtës periudhë Kosova ka importuar rreth 1 miliard euro energji elektrike. Kjo tregon se nuk kemi ndërtuar alternativa, por kemi thelluar varësinë nga importi. Në vend që Kosova të bëhej pjesë e rrjetit rajonal të gazit, të diversifikoj burimet e furnizimit dhe të rriste sigurinë energjetike, sot rrezikon të mbetet jashtë zhvillimeve që do ta përcaktojnë konkurrueshmërinë ekonomike të rajonit në të ardhmën e afërt. Kostoja nuk është vetëm energjetike, është ekonomike e është edhe politike. Bizneset po përballen me kosto gjithnjë e më të larta të energjisë. Disa tashmë kanë vështirësi serioze operimi, ndërsa të tjera po shqyrtojnë zhvendosjen e investimeve jashtë Kosovës. Prandaj, refuzimi i këtij projekti nuk është vendim pa pasoja, është vendim që prek drejtpërdrejt zhvillimin ekonomik, investimet, vendet e punës dhe mirëqenien e qytetarëve.”

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se Qeveria në detyrë duhet të jap përgjigje nëse refuzimi i gazit amerikan ka prapavijë politike, por sipas saj, faktet tregojnë se Qeveria Kurti ka refuzuar disa projekte nga Amerika.  Bajrami kërkon nga Qeveria në detyrë të ofrojë fakte dhe analiza se përse Kosova duhet të zgjedh alternativa tjera dhe jo gazin amerkan.