Eurodeputetja Ilara Salis ka mbërritur në Tiranë mbrëmjen e sotme dhe do t’i bashkohet gjatë fundjavës protestave që po zhvillohen në Tiranë.
Ajo shkruan në rrjetet sociale, se do të zhvillojë takime me aktivistë që marrin pjesë në protestë.
“Sapo kam mbërritur në Tiranë, Shqipëri. Këtë fundjavë do të jem këtu për të marrë pjesë në manifestime dhe për të takuar njerëz dhe aktivistë që po i japin jetë kësaj lëvizjeje të jashtëzakonshme popullore”, shkruan ajo në rrjetet sociale duke e shoqëruar tekstin me një Flamingo, simbol i protestave që po zhvillohen në Tiranë.