Seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit ka esklauar në një debat me gjuhë rrugësh dhe fyerje të rënda mes përfaqësuesve politikë. Gjatë diskutimeve, asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin.
Situata është tensionuar aq shumë sa që debati institucional ka kaluar në tone banale.
Gjatë replikave të nxehta, njëri nga asamblistët është dëgjuar t’i drejtohet tjetrit me shprehjen: “Cila parti bre? Trus bon aty”.