Plas mes Einxhel Shkirës dhe Edi Ramës, moderatorja shpërthen me akuza të forta! (FOTO)

Një përplasje e fortë virtuale ka marrë vëmendjen e rrjeteve sociale, pasi moderatorja dhe opinionistja Einxhel Shkira ka reaguar ashpër ndaj deklaratave dhe postimeve të fundit të Kryeministrit Edi Rama.

 

Përmes disa postimeve në Instagram Story, Einxhel ka kritikuar qëndrimet e Ramës lidhur me protestat dhe komentet e tij për pjesëmarrësit që kanë ardhur nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Moderatorja e akuzoi kryeministrin për standarde të dyfishta, duke theksuar se shqiptarët jashtë kufijve përmenden me krenari kur arrijnë suksese, por trajtohen ndryshe kur përfshihen në debate apo protesta.

 

Në një tjetër reagim, Einxhel komentoi edhe videot ironike të publikuara nga Rama në rrjetet sociale, duke u shprehur se një qasje e tillë nuk i shkon një kryeministri.

 

Ajo kritikoi gjithashtu strategjinë e ironizimit të influencerëve dhe personazheve publikë, duke deklaruar se komuniteti i krijuesve të përmbajtjes nuk ndikohet më nga sulmet apo bullizimi online.

Postimet e saj janë shpërndarë me shpejtësi në rrjet, duke gjeneruar mijëra reagime dhe komente nga ndjekësit.

Për momentin nuk ka një reagim publik nga Edi Rama ndaj deklaratave të Einxhel Shkirës, ndërsa debati vazhdon të komentohet gjerësisht në rrjetet sociale.