A po sinjalizon Fatos Geci me këtë postim se do të bëhet deputet?

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka bërë një postim në ‘Facebook’ duke falënderuar mërgatën.

 

Geci në atë postim ka thënë “shihemi në legjislaturën e 11-të”, duke aluduar në sigurimin e mandatit të deputetit, shkruan Insajderi.

“Bastioni im quhet MERGATE. Shihemi në Legjislaturën e 11-të. Faleminderit”, ka shkruar Geci.

 

Megjithatë, me votat e numëruara deri më tani, Geci radhitet i 61-ti tek Lëvizja Vetëvendosje me 13,925 vota. /Insajderi.org/