Rama hedh nesër në shesh ‘ushtarët’ e PS-së, protestuesit nuk tërhiqen. Çfarë pritet të ndodh?

Ndërsa protesta qytetare kundër qeverisë hyri sot në ditën e saj të 12-të, Partia Socialiste ka nisur mobilizimin e strukturave për 35-vjetorin e themelimit, aktivitet që do të zhvillohet më 12 qershor (nesër) në orën 17:30, në Sheshin Italia në Tiranë.

 

Sipas një mesazhi të shpërndarë në strukturat e PS-së në kryeqytet, është kërkuar angazhim maksimal nga organizatat socialiste për të siguruar pjesëmarrje sa më të lartë në aktivitet.

Në mesazhin e shpërndarë thuhet se çdo Organizatë Socialiste duhet të garantojë pjesëmarrjen e pesë anëtarëve, sipas objektivave të përcaktuara për secilën njësi, ndërsa kryetarët e organizatave janë udhëzuar të paraqiten së bashku me grupet e tyre në sektorët e caktuar.

 

“Përshëndetje shokë e shoqe, Pas takimit të zhvilluar me Drejtuesen Politike të Qarkut Tiranë, Ogerta Manastirliu, ju përcjellim orientimet lidhur me organizimin e aktivitetit të madh që do të zhvillohet më 12 qershor.