Opa, ndryshon krejt loja – Opozita te beje qeverine me pakicat, ja zgjidhja sipas ish-aktivistit te Vetevendosjes

Analisti Azdren Shala tha se opozita duhet ta bëjë Qeverinë bashkë me pakicat, duke përfshirë edhe Listën Serbe.

 

Sipas tij, Kurtit duhet t’i hiqet “një resurs shtetëror” në mënyrë që ai të mos e keqpërdorë atë.

“Unë mendoj që është esenciale që esencial është me e ba Qeverinë”, tha Shala në Rubikon të Klan Kosovës.

“Pra, nëse Qeverinë e ban opozita, edhe atë marë opozitare sigurisht nuk ka me qenë pozita e presidenti, edhe nëse shkojmë në zgjedhje prapë, është mirë me shku këta si Qeveri, sepse kështu ti ia heq një resurs shtetëror që e ka keqpërdorë Kurti në fushatë”.

 

“Matematikisht është e mundur me e ba Qeverinë”.

“Unë mendoj që opozita mundet me e ba Qeverinë edhe me pakicat, t’u e përfshi edhe Listën Serbe, përveç që e bën Qeverinë, edhe në rast se shkojmë në zgjedhje për presidentin, ti nuk ia len ma një resurs me e keqpërdor paren publike që e ka ba me shtesa”.