KUJDES, PAMJE TË RËNDA/ Shoferi përplas 4 persona me makinë, plas grushti në Shkodër! (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e kaluar në Shkodër, ku një konflikt ka degraduar në përplasje fizike dhe më pas në një incident me automjet.

 

Sipas informacioneve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, pranë zonës së Kishës së Madhe një shofer dyshohet se ka përplasur me makinë katër persona pas një konflikti të çastit.

Në pamjet e publikuara në internet, shihen momente tensioni mes disa personave, ndërsa situata duket se ka dalë jashtë kontrollit. Raportohet se pas incidentit ka pasur edhe përplasje fizike mes të përfshirëve.

 

Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk dihen shkaqet që çuan në konfliktin mes palëve.

 

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur verifikimet dhe hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e personave të përfshirë.

Videoja e incidentit po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale dhe ka ngjallur reagime të shumta nga qytetarët.