Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rreth 65% të votave për deputetë, ndërsa një garë jashtëzakonisht e ngushtë po zhvillohet brenda Partisë Demokratike të Kosovës për sigurimin e një mandati në Kuvend.
Sipas rezultateve të deritanishme, Adriatik Berisha kryeson me 11,400 vota, i ndjekur nga Xhavit Haliti me 11,136 vota. Në vendin e tretë renditet Hajdar Beqa me 11,017 vota, transmeton Indeksonline
Diferenca mes tre kandidatëve është minimale, me vetëm 383 vota që i ndajnë nga njëri-tjetri, duke e bërë këtë një nga garat më interesante dhe më të paparashikueshme të këtyre zgjedhjeve.
Me mbi një të tretën e votave ende të paprocesuara, renditja mbetet e hapur dhe çdo votë mund të rezultojë vendimtare në përcaktimin e fituesit. /Indeksonline/