Kurti “thyen” rivalët me mbi 43 mijë vota, publikohet lista e plotë – këto janë detajet e fundit nga KQZ

Vazhdon numërimi i votave për deputetë, Kurti prin bindshëm në LVV – Hamza më i votuari në PDK
Nga: A.Sh
Procesi i numërimit të votave për deputetë po vazhdon, ndërsa deri më tani janë numëruar 20,54 për qind e votave totale, përcjell Bota sot.

 

Në Lëvizjen Vetëvendosje, kandidati më i votuar deri tani është Albin Kurti me 43,794 vota, i pasuar nga Glauk Konjufca me 34,357 vota. Në mesin e pesë më të votuarve janë edhe Albulena Haxhiu me 19,640 vota, Hekuran Murati me 17,084 vota dhe Donika Gërvalla me 15,855 vota.

Në Partia Demokratike e Kosovës, më i votuari është Bedri Hamza me 21,291 vota. Pas tij renditen Përparim Gruda me 13,608 vota, Arian Tahiri me 11,931 vota, Uran Ismaili me 10,425 vota dhe Sala Jashari me 7,645 vota.

Sa i përket Lidhja Demokratike e Kosovës, kryeson Vjosa Osmani Sadriu me 13,947 vota, ndërsa pas saj vjen Lumir Abdixhiku me 12,611 vota. Në top-pesëshe janë edhe Doarsa Kica-Xhelili me 10,067 vota, Hykmete Bajrami me 7,694 vota dhe Avdullah Hoti me 7,016 vota.

 

Ndërkaq, në Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës prin Ardian Gjini me 7,741 vota, i ndjekur nga Ramush Haradinaj me 7,093 vota. Më pas renditen Daut Haradinaj me 5,423 vota, Besnik Tahiri me 4,629 vota dhe Bekë Berisha me 3,637 vota.

Rezultatet mbeten preliminare dhe pritet të ndryshojnë me vazhdimin e numërimit të votave.