Aktorja e njohur kosovare, Arijeta Ajeti, e cila garoi për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 94, ka marrë **939 vota** sipas rezultateve të deritanishme të numërimit.
Ajeti është një emër i njohur i skenës teatrore në Kosovë. E diplomuar në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës në vitin 2000, ajo ka interpretuar në një sërë rolesh të rëndësishme në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Karriera e saj artistike u shënjua edhe nga interpretimet në veprat e Shekspirit, ku ndau skenën me emra të mëdhenj të teatrit kosovar si Melihate Ajeti dhe Faruk Begolli.
Megjithatë, pavarësisht kontributit të saj në art dhe njohjes publike, Ajeti nuk ka arritur të sigurojë një numër të madh votash në zgjedhjet parlamentare, duke marrë deri më tani 939 vota, ku jane numeruar 47% te votave deri tani.