Sabotim brenda LDK-së? Ish-deputeti publikon rezultatet tronditëse nga bastioni i partisë

Ish-deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj ka publikuar rezultatet nga fshati Piranë, një vendbanim në Prizen, tradicionalisht me LDK-në, sipas të cilave, në zgjedhjet e 7 qershorit partia doli e treta.

 

Ukaj, i cili para zgjedhjeve të jashtëzakonshme kundërshtoi rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK, publikoi rezultatet nga dy zgjedhjet e fundit parlamentare: 28 dhjetor 2025 dhe 7 qershor i këtij viti.

Sipas postimit të Ukajt, rezultati i LDK-së në bastionin e vet në Prizren është tronditës. Nga parti e parë në zgjedhjet paraprake, LDK figuron parti e tretë në zgjedhjet e 7 qershorit në këtë vendbanim, raporton Paparaci.

Postimi i Ukajt shihet si një goditje ndaj lidershipit aktual dhe nxit dyshime për sabotim nga brenda në parti.