“Kërcet lufta” në LDK, “shpërthen” pakëkaqësia – Ja kush e nisi i pari “betejën”

Brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës po vazhdon shpërfaqja e pakënaqësive lidhur me rezultatin që shënoi kjo parti në zgjedhjet e djeshme.

 

Florian Dushi, Kryetar i Degës së Dytë të LDK’së në Prishtinë, ka kërkuar përgjegjësi, teksa ka thënë se nuk duhet të duken si të lumtur me renditjen si parti e tretë, shkruan Reporteri.net.

“…ne duhet të vazhdojmë të punojmë, por edhe të kërkojmë përgjegjësi aty ku ajo duhet të ekzistojë, sepse asnjë interpretim kreativ i shifrave nuk duhet të na bëjë të dukemi të lumtur me pozitën e tretë të LDK-së”, ka shkruar Dushi.