Kandidati për kryeministër nga Albin Kurti dhe lideri i Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së vullnetit të qytetarëve dhe numërimit të rregullt të çdo vote.
Përmes një deklarate publike, Kurti tha se vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme ndodhet brenda kutive të votimit dhe se mbrojtja e tij është kusht i pandashëm për legjitimitetin dhe kredibilitetin e procesit zgjedhor.
Ai u është drejtuar komisionerëve dhe vëzhguesve të angazhuar në procesin e numërimit, duke theksuar përgjegjësinë e tyre institucionale në këtë fazë të rëndësishme të zgjedhjeve.
“Në këto momente, sytë, veshët dhe vëmendja jonë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Mbi juve peshon një përgjegjësi e lartë institucionale dhe fisnike”, ka deklaruar Kurti.
Në fund, kandidati i LVV-së ka falënderuar të gjithë të angazhuarit në procesin zgjedhor, duke kërkuar që të numërohet me kujdes çdo votë e qytetarëve.