“Kërset në LDK, nisin përçarjet pas rezultatit të zgjedhjeve

Ende pa u publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të sotme, në LDK kanë filluar pakënaqësitë.

 

Ka qenë kandidati për deputet Arben Gashi, ai i cili i ka duartrokitur një deklarate të avokatit Ahmet Tahiri, që është vëllai i kandidatit tjetër për deputet, Xhafer Tahiri, shkruan Reporteri.net.

Në këtë deklaratë, ai bën thirrje për ndryshim lidershipi në LDK.