Rezultatet e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare kanë nxitur festë në qendër të Prishtinës.
Dhjetëra mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur në shesh me daulle, flamuj dhe brohoritje, duke festuar epërsinë e partisë së udhëhequr nga Albin Kurti në rezultatet e para që po publikohen pas mbylljes së procesit të votimit.
Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë atmosferë festive, ndërsa numërimi i votave vazhdon në mbarë vendin. Sipas rezultateve dhe projeksioneve të para, Vetëvendosje po mban avantazhin ndaj partive të tjera politike, çka ka bërë që mbështetësit e saj të nisin festën ende pa përfunduar procesi i plotë i numërimit.