Serbia pëson debakël! Serbët çarten!

Meksika ka treguar zemër të madhe dhe e ka poshtëruar me lojë e rezultat Serbinë.

Meksikanët i shkaktojnë debakël Serbisë në miqësore me rezultat 5:1.

 

Serbia pas disfatë me Shqipërinë me 11 tetor të vitit të kaluar në Leskovc në kuadër të kualifikuesve për Kampionatin Botëror në futboll, tani e ka marrë goditjen tjetër të rëndë, e cila i ka çartur serbët dhe vet e sulmojnë.

Duhet theksuar se shqiptarët ishin ata që e lanë Serbinë jashtë botërorit.

“Çfarë turpi! Meksika e deklasoi Serbinë:

Cirkus, i shënuam vetes 2 gola, dukeshim si turistë…”, ka shkruar media serbe “Kurir”.

Ndeshja y zhvillua në Toluca të Meksikës.

Golat për Meksikën i shënuan Vaskez (34’), Himenez (57’) dhe Çavez (90’), ndërsa edhe dy futbollistë të Serbisë realizuan autogola – Bukinac (45+2’) dhe Avdiq (72’). Në anën tjetër, Staniq shënoi për serbët në minutën e 19-të.

Rezultati flet vetë, sidomos fakti se Serbia kaloi mirë edhe me pesë gola të pësuar sepse humbje ka mundur të jetë edhe më poshtëruese. Meksika u tregua shumë më i fortë.