Mbeshtetje te fuqishme morri ne kete qytet Vjosa Osmani

Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen e saj për qytetarët e Vushtrrisë, duke e cilësuar këtë qytet si simbol të qëndresës dhe punës së ndershme.

 

Në një postim publik, Osmani theksoi se Vushtrria, nga Kalaja që sfidon shekujt e deri te energjia e të rinjve që nuk dorëzohen, vazhdon të përfaqësojë vlerat e qëndrueshmërisë dhe përkushtimit.

Ajo falënderoi qytetarët për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë, duke e përmbyllur mesazhin e saj me fjalën: “Fitore”.

“Faleminderit për përkrahjen e jashtëzakonshme”, shkroi Osmani, duke vlerësuar besimin dhe mbështetjen e marrë nga qytetarët e Vushtrrisë.