Deklarata që po trazon politikën: Kurti nuk do të bëhet pronar i Kosovës

Kandidati për deputet nga PSD, Florin Krasniqi, ka lëshuar një deklaratë të fortë politike lidhur me kryeministrin Albin Kurti dhe zgjedhjet në Kosovë.

 

Përmes një mesazhi publik, Krasniqi ka thënë se angazhimi i tij politik ka për qëllim të pengojë që Kurti të arrijë sërish mbështetje të nivelit të 51 për qind në zgjedhje.

“Unë jam këtu që Albin Kurti mos me i fitu më 51% në zgjedhje, nuk do të lejoj të bëhet pronar i Kosovës”, është shprehur Krasniqi.

Deklarata e tij ka nxitur reagime në rrjetet sociale, ndërsa vjen në një periudhë kur partitë politike po intensifikojnë aktivitetet dhe mesazhet e tyre në prag të proceseve të ardhshme zgjedhore.