Gazetari dhe analisti Berat Buzhala ka komentuar rezultatet e fundit të sondazheve për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duke thënë me humor se është i shqetësuar që kjo parti mund të arrijë rezultat më të mirë sesa në kohën kur ai e kishte mbështetur publikisht.
“Jam kah tutna që rezultati i LDK-së ka me dalë ma i mirë se rezultati që e ka mbërri kur i kam ndihmu unë. Të dhënat e fundit po thonë që LDK mundet me prekë 20 për qind.
Pak po më vjen inati, ama me pasë qenë Vjosa kur unë e kam përkrahë, kishim shku 25 për qind. Sido që të jetë, u çudita. Nalt ishin”, ka deklaruar Buzhala.