Osmani: Me urdhër të Kurtit, grupet e VV-së e quajnë milic babain tim që i ka përgatitur njerëzit e parë të UÇK-së për trajnime në Shqipëri

Kandidatja e LDK-së për Presidente të vendit, Vjosa Osmani ka hedhur akuza të rënda ndaj kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të cilin tha se i jep urdhëra grupeve online të godasin figura politike. Në mesin e tyre, Osmani thotë se është edhe vet.

 

Madje, e njëjta ka deklaruar se ky sulm në rrjetet sociale ka shkuar aq larg, sa imazhe të cilat kanë qëllim denigrues, iu dërgohen vajzave të saj.

“Çdo mëngjes, fëmijët e mij zgjohen duke parë fotografi lakuriq të cilat grupet e Vetëvendosjes I bëjnë kundër meje. A nuk është e turpshme kjo. Goditen edhe fëmijët e mi?”, tha ajo.

Osmani gjithashtu si rrallë herë foli edhe për akuzat që i bëhen babait të saj, për të cilin tha se dha kontribut qysh në fillimet e grumbullimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Çdo ditë me miliona shpërndarje në grupet e Vetëvendosjes, të cilat ne e dimë shumë mirë që marrin urdhëra nga personalisht Kurti, më quajnë mua tradhtare të kombit. Më thonë mua e ke shitur Kosovëm, më thonë mua ti je përson i shitur të Vuçiqi, të Gjurigji, te ky e te ai. E quajnë babain tim milic të Serbisë, njeriun i cili është dergu në burgjet e Serbisë, është torturuar në burgjet e Serbisë, ka qenë bashkëpunëtor i Ibrahim Rugovës, ka qenë në Odën e Jasharajve për t’i përgatitur njerëzit e parë të UÇK-së për trajnime në Shqipëri, e quajnë milic të Serbisë”, tha Osmani.