Kurti u premton gjakovarëve aeroport, pishinë gjysmolimpike dhe fabrikë të municioneve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pasur premtime të mëdha për qytetarët e Gjakovës gjatë një tubimi të fushatës zgjedhore atje.

Kurti u ka premtuar gjakovarëve sërish aeroport, pishinë e fabrikë të municoneve.

 

“Në Gjakovë do ta ndërtojme pishinën gjysmolimpike…poligon sportiv për makina, Aeroportin e Gjakovës si projekt stragjetik, zhvillimor për qytetin, fabrikën e municioneve do ta kemi në Gjakovë…”, ka thënë ai.

Mes tjerash, atje Kurti u ka thënë gjakovarëve se “kudo që ka sukses, ka një ose më shumë gjakovarë në udhëheqje”.

“Meqenëse po e përmendi Telekomin, edhe aty e kena kryeshefe gjakovaren Burbuqe Hana. Se, kudo që ka një sukses, ka matematikisht një ose më shumë gjakovarë në udhëheqje”, u shpreh ai.