Gjetje e rrallë/ Atlas Gjerman i vitit 1900 ku emri Shqipëri figuron deri në Korfuz dhe Greqia nuk ekziston(FOTO)

Trungu & InforCulture.info sjell një gjetje/studim të studiuesit Kreshnik Begu nga Tirana, gjetje kjo e cila mbështetet në një publikim të vitit 1900, më konkretisht në një Atlas Gjerman të para 125 viteve më parë.

 

Më tutje në këtë artikull do të gjeni gjetjet e tij dhe shpjegimet që ai jep, të cilat mund të jenë shumë të rëndësishme dhe të papublikuara deri më tani. Teksti i mëposhtëm është opinion dhe qëndrim i studiuesit:

Shkruan Kreshnik Begu

 

Dihet, dhe historia tregon se si u copëtuan tokat Shqipëtare nga fuqitë e mëdha ku aty ishte edhe Gjermania . Këto shtete nëpër librat dhe publikimet e tyre kanë pasqyruar te vërteta ndryshime dhe manipulimet që janë bërë dhe këte e tregojnë shenjat apo detajet që këta kanë lënë si në këtë rast .

Në rastin e parë që unë hetova në këtë atlas ,ishin hartat dhe njē pjese e detajeve që do ju paraqes në vijim (me aq sa kuptoj unë si studiues i thjeshtë)

Një nga këto detaje është edhe harta me titull “Shtresat dhe lartësitë” ku në këtë hartë tregohen disa vende si malet “Ballkan, Morea etj “, por më e rëndësishmja dhe çudia është se këtu kemi Shqipërinë ,Maqedoninë por asnjë emër të Greqisë!

Harta e mëposhtme