Denohet Albin Kurti

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka njoftuar se është pranuar si e bazuar ankesa e dorëzuar më 1 qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, lidhur me pjesëmarrjen e fëmijëve në aktivitetet e fushatës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit të saj, Albin Kurti.

Sipas njoftimit të IKD-së, organi kompetent ka vendosur që ndaj LVV-së dhe Kurtit të shqiptohet gjobë në vlerë prej 5,100 eurosh për shkeljen e rregullave që lidhen me përfshirjen e fëmijëve në fushatë zgjedhore. Po ashtu, partia është obliguar që shumën e shqiptuar ta paguajë brenda afatit prej 15 ditësh.

Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka shkruar  se përmes aktivizmit publik, IKD vazhdon të mbrojë dhe promovojë të drejtat dhe liritë e njeriut, përfshirë të drejtat e fëmijëve, duke kërkuar llogaridhënie nga të gjithë shkelësit e ligjit.

“Me shtetin ligjor dhe mbrojtjen e fëmijëve nuk ka kompromis”, ka deklaruar Miftaraj, duke shtuar se përgjegjësia duhet të kërkohet edhe kur shkelës të mundshëm janë zyrtarë të lartë shtetërorë apo liderë politikë.

https://pzap.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/06/ZP.Anr_.11-2026-Vendim.pdf