Video: Policia nuk arrinte ta prangoste. Djaloshi nga Prishtine e rrëzon në tokë me një lëvizje burrin 2 m. të gjatë

Një incident i pazakontë që ka ndodhur në një stacion autobusi është bërë viral në rrjetet sociale, pasi dy zyrtarë policorë po hasnin vështirësi për të neutralizuar një burrë trupmadh, ndërsa situata mori kthesë të papritur nga ndërhyrja e një të riu.

 

Sipas pamjeve që po qarkullojnë online, dy policë tentojnë për disa çaste të arrestojnë një person rreth 2 metra të gjatë, i cili rezistonte dhe nuk po lejonte vënien nën kontroll. Në ato momente, një djalosh i ri, i cili thuhet se po priste autobusin aty pranë, vendos të ndërhyjë.

Me një lëvizje të shpejtë dhe të koordinuar, i riu arrin ta rrëzojë në tokë burrin trupmadh, duke u dhënë mundësi policëve ta neutralizojnë dhe ta prangosin.

Pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë komentues kanë mbetur të habitur nga reagimi i shpejtë i të riut dhe mënyra se si ai arriti të ndihmojë policinë në një situatë tensioni.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare lidhur me vendin e ngjarjes apo arsyet e arrestimit, ndërsa videoja vazhdon të shpërndahet me shpejtësi në platforma të ndryshme sociale.

Video 👇👇👇

https://www.facebook.com/share/v/1EA8EA5KjP/