Lamine Yamal i shkruan bukuroshes shqiptare

Një nga futbollistët më të komentuar në planet, ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, i ka shkruar një vajze shqiptare.

Gjatë një interviste në studion e “Spicy Show” me moderator Toney, ish-banor i Big Brother VIP Kosova 4, influencerja Almira Azemi ka zbuluar detaje mjaft interesante.

 

Kur u pyet se kush është personi më i njohur që i ka shkruar në Instagram, ajo fillimisht hezitoi, duke treguar vetëm se bëhet fjalë për një emër të madh të përmasave ndërkombëtare.

Biseda u bë edhe më interesante kur Toney nisi të zbulonte detajet hap pas hapi. I pyetur nëse bëhet fjalë për një futbollist, Almira e konfirmoi duke qeshur.

Ajo shtoi se ai është pak më i ri në moshë, moment ky kur moderatori e gjeti në shenjë duke përmendur emrin e Lamine Yamal, gjë që influencerja e pranoi menjëherë.

​23-vjeçarja tregoi se mesazhi nga ylli i futbollit e ka befasuar, megjithatë sqaroi se komunikimi mes tyre ka qenë plotësisht normal dhe miqësor.

Aktualisht, Lamine Yamal është në një lidhje me influenceren Ines Garcia, por nëse gjërat do të ishin ndryshe, a do të ishin ata një çift i bukur?