Vjosa Osmani shokon me deklarate, tregon se cka i kerkoi Amerikes per Albin Kurtin

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka mohuar se ajo ka sulmuar qeverisjen e Albin Kurtin në arenën ndërkombëtare, madje, ka shtuar ajo, e vërteta është krejt e kundërt.

Osmani, ka thënë se ajo e ka mbrojtur dhe arsyetuar çdo veprim, dhe se, ajo, ka kërkuar nga SHBA-të që ta takojnë Kurtin, dhe që ata, t’ia japin atij ‘’edhe një shansë’’.

 

‘’Në tituj tentojnë të pretendojnë që kinse i kam sulmuar ndërkombëtarisht, ka ndodh komplet e kundërta. Çdo veprim është mbrojtur, çdo veprim është arsyetuar, madje kam kërkuar nga SHBA’të me ngulm, që ta takojnë kryeministrin, në çdo takim kam kërkuar që ta takojnë, të ia jepin një shansë, ‘’ju lutem jepjani edhe një shancë’’, kjo ka qenë kërkesa ime e vetme’’, ka thënë Osmani.