”Shkëlqimi dhe rënia e shoqës Vjosa” nga 33 mijë pëlqime ra në më pak se 1 mijë

Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila më parë ka qenë ndër figurat politike më të ndjekura dhe më të angazhuara në rrjete sociale në vend, po vërehet me një nivel më të ulët interesi në disa nga postimet e saj të fundit, raporton Gazeta Minuti.

 

Në periudhën kur ajo ushtronte funksionin e presidentes, postimet e saj në Facebook shpesh arrinin mbi 20 mijë deri në 30 mijë pëlqime, duke reflektuar një angazhim të lartë të publikut në aktivitetet dhe deklaratat e saj.

Ndërkohë, në postimet e fundit, disa prej tyre kanë shënuar dukshëm më pak ndërveprim, duke u kufizuar në rreth 1 mijë pëlqime apo edhe më pak, sipas vëzhgimeve në rrjete sociale.

Ky ndryshim në nivelin e angazhimit vjen në një periudhë kur dinamika politike dhe vëmendja e publikut në Kosovë është e shpërndarë mes zhvillimeve të tjera institucionale dhe figurave të ndryshme politike, shkruan Gazeta Minuti.

Megjithatë, ekspertët e komunikimit digjital theksojnë se rënia ose rritja e angazhimit në rrjete sociale nuk është domosdoshmërisht tregues i ndikimit politik, pasi algoritmet e platformave dhe natyra e postimeve luajnë rol vendimtar në shpërndarjen e përmbajtjes.