Dinamikat brenda “Ferma VIP” kanë marrë një kthesë të papritur menjëherë pas largimit të Vanesës.
Hyrja e banores më të re, Klevisës, ka ndezur menjëherë diskutimet, veçanërisht për shkak të afërsisë së saj të shpejtë me Indritin, i cili deri më tani ishte i përfolur për romancën e tij me Vanesën.
Megjithatë, një material filmik që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka zbuluar se dyshja nuk janë edhe aq të panjohur për njëri-tjetrin.
Gjatë një bisede të lirshme në oborr, Klevisa ka rikthyer në vëmendje një episod të shkuar nga jeta e tyre jashtë kamerave, pikërisht nga periudha kur ndodheshin në Itali.
Ajo i ka kujtuar Indritit një sfilatë mode ku kishin qenë të dy pjesëmarrës, duke i sjellë ndërmend edhe veshjen specifike që mbante mbyllur në memorie.
Klevisa: “E mban mend cfare kam patur ne Itali une, te sfilata?”
Indri: “Jo tashi mos e ekzagjero.”
Klevisa: “A ke qene te sfilata?”
Indri: “Po.”
Klevisa: “E mban mend nje veshje te kuqe? Qe ishte si e hapme keshtu?”
Indri: “Po, po.”
Klevisa: “Ajo kam qene une. Me duket kemi dhe foto bashke.”
Indri: “Po kemi.”
Klevisa: “Une nuk e mbaja mend qe e njihja Indrin nga jashte, te betohem e kisha harruar fare”
Ky zbulim i papritur ka ngritur mjaft pikëpyetje dhe komente mes ndjekësve në internet, të cilët kanë filluar të aludojnë nëse kjo njohje e hershme do të ndikojë në raportin e tyre brenda lojës dhe se si do të pritet ky afrim nga Vanesa jashtë shtëpisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE