“Albin ndali pacovat, edhe hajde, mo u tut…”

Gazetari Fidan Jupolli ka reaguar me një mesazh publik drejtuar kryeministrit Albin Kurti, duke e ftuar që të marrë pjesë në emisionin e tij dhe duke komentuar raportin e tyre ndër vite.

Në reagimin e tij, Jupolli ka thënë se para gjashtë vitesh Kurti e telefononte për të marrë pjesë në emisione, ndërsa sot, sipas tij, pas gjashtë vitesh në pushtet, po zgjedh se ku të paraqitet.

“Para 6 vjete si ke pas rendet, thirshe n’ telefon me ardhe n’ emision. Sot i bane 6 vjet kryeminister, me tan at buxhet e pushtet, edhe tash po zgjedh ku me shku”, ka shkruar ai.

Tutje, gazetari ka reaguar edhe ndaj kritikave dhe sulmeve që, sipas tij, po bëhen kundër tij për shkak të qëndrimeve publike, duke thënë se nuk ia ndryshojnë mendimin dhe kritikat ndaj asnjë figure politike.

Ai ka përmendur edhe liderin e Lidhja Demokratike e KosovësLumir Abdixhiku, presidenten Vjosa Osmani, si dhe politikanët Ramush Haradinaj dhe Bedri Hamza, duke thënë se kritikat e tij janë të njëjta për të gjithë.

“Nuk i ndrroj kauzat. I thom senet si burrat”, ka deklaruar Jupolli, derisa në fund i ka bërë thirrje Kurtit që të pranojë ftesën për intervistë.