Berat Buzhala: Sapo arrestuan Policia e Kosovës

Berat Buzhala ka bërë të ditur se personi që e kishte kërcënuar dhe kishte tentuar ta sulmonte fizikisht një ditë më parë, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

 

Përmes një reagimi publik, Buzhala tha se është njoftuar gjatë mbrëmjes për arrestimin e të dyshuarit, i cili sipas tij jeton dhe vepron në diasporë. Ai tregoi gjithashtu se është kontaktuar nga avokati mbrojtës i personit të arrestuar.

“Sigurisht që më vjen keq kur një personi agresiv ia sheh sherrin krejt familja. Gjithashtu, prej shumë njerëzve kam mësu që familja e tij është familje e nderuar në Shalë të Bajgorës”, ka deklaruar Buzhala.

Ai theksoi se secili duhet të përballet me pasojat e veprimeve të veta, duke shtuar se edhe njerëzit që punojnë në media kanë familje që shqetësohen për sigurinë e tyre.

Në fund, Buzhala ka përgëzuar Policinë dhe Prokurorinë për reagimin dhe efikasitetin e treguar në rast.