Dëshmia e rrallë e ekzekutimit të Ahmet Krasniqit (VIDEO)

Janë mbushur 28 vite që kur u vra Ministri i parë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi, i cili u qëllua pabesisht më 21 shtator 1998 pak para mesnate, në Tiranë.

 

Ushtari i UÇK-së, Kujtim Vranovci në emisionin “Kojshia show” ka dhënë detaje se ishte vra natën e kobshme Ahmet Krasniqi, duke shtuar se janë shqiptarë dhe jo serbë, përcjell INA.

“Në bazë të fjalëve të dëshmitarit Naim Geci që ishte shoqërues i Ahmet Krasniqi, dy persona i kanë zënë në pritë derisa po hynin në shtëpinë bazë ku po strehoheshin në Tiranë. Me të i afruar makina pranë shtëpisë, dy personat janë ofruar njëri ka shtrirë për tokë Naimin duke i mbajtur armën, dhe tjetri ka hapur makinën dhe ka shtënë në drejtim të Ahmet Krasniqit. Ai që e vrau me dialekt Shqipërie e pyeti personin tjetër se ‘a është ky’ dhe pasi mori përgjigjen direkt shtiu me armë duke e lënë të vdekur ministrin. Unë mbrrina me vonesë aty sepse isha i plagosur dhe i rënduar”, ka rrëfyer Statovci.

Ja rrëfimi i detajuar: