Ish-eputeti i Daut Haradinaj ka reaguar pas kërcënimit që mori së fundmi nga një mërgimtar, duke publikuar një fotografi në shoqëri të disa miqve dhe figurave të njohura të estradës shqiptare.
Përmes një postimi, Haradinaj bëri të ditur se në selinë e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë pritur për vizitë këngëtarët Meda, Bujar Mustafa dhe Bledar Vishi, producentin Nurteel, tekstshkruesin Ghulo, si dhe menaxherin e industrisë muzikore, Labinot Nuraj.
“Sot, për vizitë, pritëm në AAK këngëtarët Meda, Bujar Mustafa dhe Bledar Vishi nga Shkodra, producentin Nurteel, tekstshkruesin Ghulo, si dhe menaxherin e industrisë muzikore, Labinot Nuraj”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i tij vjen vetëm pak kohë pasi ai raportoi për një kërcënim të marrë nga një mërgimtar.