Murat Jashari ka demantuar deklaratën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili ka thënë se mediat i kishin bërë “pritë” Jasharit gjatë deklarimeve për çështjen e presidentit.
Përmes një përgjigjeje dërguar në “Debat Plus”, Jashari ka thënë se nuk e konsideron si “pritë” trajtimin që kishte marrë nga mediat.
“Qëndroj pas asaj që kam deklaruar”, ka shkruar Jashari.
Deklarata e Jasharit vjen pasi Kurti, gjatë një interviste në KTV, deklaroi se mediat kishin vepruar padrejtësisht ndaj tij.