Mbrëmja e sotme e Ferma VIP nisi me shumë entuziazëm dhe energji pozitive.
Moderatorja Arbana Osmani ndau me publikun një arritje të madhe të këtij edicioni, duke zbuluar se formati ka kaluar shifrën e 1 miliard klikimeve vetëm në Instagram.
Teksa fliste live në hapje të Prime-t, Arbana nuk e fshehu krenarinë për suksesin që ka arritur programi në rrjetet sociale.
Ajo theksoi se ky rezultat i jashtëzakonshëm është meritë e të gjithë fermerëve dhe dinamikave që kanë krijuar gjatë këtij sezoni.
Deklarata e saj u prit me duartrokitje në studio dhe menjëherë mori vëmendje edhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit po komentojnë suksesin e madh të formatit këtë vit.