Tayna thumbon publikisht artisten nga Tetova? Komenti që ndezi rrjetin

Tayna duket se është përfshirë në një debat të vogël virtual me artisten e re nga Tetove, Era Emurli.

Situata nisi pasi Era ishte e ftuar në emisionin “R Studio”, ku performoi live këngën e saj “Shok e 1 shish”.
Por ajo që mori më shumë vëmendje nuk ishte performanca, por një koment i Taynës në TikTok, ku reperja shkroi:

“Me tekste të vjedhura nuk e kemi bo 😂”
Komenti u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale dhe ndezi reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët nisën të aludojnë për një “diss” apo thumb direkt ndaj artistes së re.
Megjithatë, deri tani Era Emurli nuk ka reaguar publikisht ndaj deklaratës së Taynës dhe ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje.