Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë të ditur se gjatë një takimi me pensionistët në Mushtisht ka diskutuar për projektet e realizuara nga qeveria dhe mbështetjen ndaj kësaj kategorie, raporton GazetaMinuti.
Ai premtoi se në mandatin e ardhshëm do të realizohet edhe reforma pensionale, me synim trajtim më dinjitoz për pensionistët.