Ish-deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i ka reaguar U.d së Presidentes Albulena Haxhiu pas deklaratave të kësaj të fundit që tha ‘Sami Lushtaku u bë milioner nga politika dhe se duhet të japë llogari”.Lushtaku në reagimin e tij thotë se edhe Albulena Haxhiut i paska ardhë radha të flasë për Sami Lushtakun.
Ai tha se ka vetëm një pyetje për të ‘në çfarë forme e futi gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2016?’.“Qytetarët meritojnë ta dinë se si u organizua ai akt që e turpëroi institucionin më të lartë të shtetit” shkruan Lushtaku në reagimin e tij.
Mërgim Lushtaku REAGON: Edhe Albulena Haxhiut i paska ardhur rendi të flasë për Sami Lushtakun.
Kam vetëm një pyetje për të: në çfarë forme e futi gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2016?
Qytetarët meritojnë ta dinë se si u organizua ai akt që e turpëroi institucionin më të lartë të shtetit.
Sa i përket bashkëshortit të saj, Alban Krasniqit, ai vazhdimisht ka nxitur gjuhë urrejtjeje dhe përçarje politike.
Ngjarja tragjike e janarit të vitit 2011, ku idhe plagosjen e Azem Limajt dhe Ilir Limajt për motive politike, mbetet një plagë e rëndë për opinionin publik dhe për vetë demokracinë në Kosovë.
Kur njerëz me një të kaluar të tillë tentojnë të paraqiten si moralizues, kjo është shqetësuese.
Kosovës i duhet qetësi, përgjegjësi dhe gjuhë bashkimi, e jo urrejtje, përçarje dhe standarde të dyfishta.