Deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Hysni Mehani, i cili së fundmi raportoi për një incident me Sami Lushtakun, rezulton se edhe më herët kishte bërë akuza të ngjashme ndaj figurave të tjera politike.
Në një postim të publikuar në vitin 2018, Mehani pretendonte se ndaj tij ishte tentuar një sulm fizik nga persona që, sipas tij, lidhen me ish-kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari.
“Deri kur kështu?”, kishte shkruar atëkohë Mehani, duke reaguar ndaj incidentit që pretendonte se kishte ndodhur.
Postimi i vjetër i deputetit të VV-së po rikthehet në vëmendje pas zhvillimeve të fundit dhe përplasjes së tij publike me Sami Lushtakun.