Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka kritikuar ashpër qasjen e kryeministrit Albin Kurti, lidhur me pjesëmarrjen e saj në konferencën për Bordin e Paqes.
Ajo ka thënë se ka qenë qesharake dhe e paparë në historinë e Kosovës, pengesa që i është bërë asaj lidhur me marrëveshjen për Bordin e Paqes, ku i pranishëm ka qenë edhe presidenti amerikan, Donald Trump.
“Aty ka pasur tendenca për pengesa për marrëveshjen për Bordin e Paqes. Ka pasur një tendencë të paprecentë, të natyrës që donin në Kuvend ta ndryshonin tekstin e marrëveshjes e cila lëre që është në kundërshtim të plotë me të drejtën dhe praktikën ndërkombëtare dhe është e paprecendetë që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e Kosovës. Është qesharake, është padituri e përmasave që unë nuk e kam parë, e as lexuar asnjëherë askund.”, ka thënë Osmani.