Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku kanë mbajtur një tubim me qytetarë në lagjen Dardania në Prishtinë.
Gjatë fjalimit të saj, Osmani ka zbuluar diçka që, gjatë kohës sa ishte presidente, nuk e kishte thënë asnjëherë publikisht.
Sipas Osmanit, Albin Kurti, së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ish-kryenegociatorin Miroslav Lajçak, për orë të tëra kanë qëndruar të mbyllur në një dhomë dhe, sipas saj, ajo nuk e di se çfarë kanë diskutuar aty.