E papritur/ Parashqevi Simaku surprizon Mimoza Ahmetin në Ferma VIP (Video)

Një moment mjaft i veçantë dhe i mbushur plot emocione ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në shtëpinë e “Ferma VIP”.

 

Teksa banorët ndodheshin në ambientet e jashtme, zhurma e një droni ka tërhequr menjëherë vëmendjen e tyre, duke sjellë një mesazh surprizë nga qielli.

Këtë herë, dedikimi ishte ekskluzivisht për shkrimtaren e njohur, Mimoza Ahmeti. Por ajo që i ka lënë të gjithë pa fjalë dhe ka entuziazmuar pamasë vetë Mozën, ishin pikërisht dërguesit e këtij droni.

Mesazhi mbështetës vinte nga dy personazhe me peshë: biznesmeni Elton Ilirjani, së bashku me ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun.