Shokohen familjet në Prizren, kur i panë afër shtëpive të tyre

Arinjtë janë shfaqur sërish në fshatin Hoqë e Qytetit në Prizren, duke shkaktuar shqetësim dhe frikë tek banorët e zonës.

 

Sipas pamjeve të publikuara nga RTV Besa, një banor shihet duke tentuar të mbrohet me një mjet të fortë, pasi ariu ishte afruar shumë pranë shtëpive, njofton Klankosova.tv.

Kjo nuk është hera e parë që arinjtë zbresin pranë zonave të banuara. Edhe të dielën, kafshët e egra u panë duke lëvizur afër shtëpive, duke ngritur alarmin për sigurinë e familjeve që jetojnë në atë pjesë.