Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i bashkohen, siç tha ai, rrugëtimit të ri politik që nisi sot.
“Qytetarëve të Kosovës, u shtrijmë ftesën për rrugëtimin që po nisë sot! Të ecim bashkë”, deklaroi Abdixhiku.
Ai tha se Republika ndërtohet kur qytetarët vendosin të marrin përgjegjësi për të ardhmen e vendit.
“Sepse Republika bëhet kur zgjohet vetëdija e një populli që vendos të mos presë më askënd tjetër për ta bërë vendin e vet më të mirë”, tha ai.
Në fund, Abdixhiku shtoi: “Ne jemi gati. Ejani dhe ju!”.